Fillon “antimafia”, ekspertet: Do te abuzohet

04/12/2009 16:10

Ndersa ligji antimafia u miratua ne parlament, juristet me te njohur shqiptare dyshojne se ai do te krijoje probleme dhe te keqperdoret gjate zbatimit.

Gjate nje debati ne emisionin “Top Show”, pak ore pasi deputetet e mazhorances kishin miratuar ligjin ne kuvend, pika me e diskutuar mbeti termi ‘pasuri e pajustifikuar’.

Me ligjin e ri, ka te ngjare qe cdo kush qe ka perfituar para duke ju shmangur tatimeve, kontrabande, apo ne menyre qe nuk i justifikon dot ligjerisht, t’i nenshtrohet hetimit ne baze te ligjit antimafia.

“Me kete ligj i kerkohet justifikimi i pasurise edhe atij qe nuk ka kryer nje veper penale. Kjo do te thote se i eshte vene nofka kriminel nje personi krejt normal dhe se atij do t’i kerkohet te justifikoje pasurine e vendosur, ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk kishte banka”, u shpreh Fatmir Braka, kryetar i Dhomes se Avokatise.

Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani u shpreh se nje person i akuzuar, gjate gjithe kohes pasurite qe ai ka vene per shkak te veprimtarise kriminale jane ne funksion te veprimtarise se tij, ne funksion te ikjes dhe shpetimit te tij.

Ndersa ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate pjesemarrjes se tij ne nje aktiv te Partise Demokratike ne Gramsh ka paralajmeruar se, do te nise nje fushate antimafia.

Pasi akuzuar kreun e opozites Rama tha se me ligjin e ri antimafia do te kerkoje justifikimin e pasurive te disa prej biznesmeneve qe sipas tij jane te perfshire ne mafia dhe qe ndihmohen nga kreu i opozites.

“Ka te beje me ligjin antimafia qe parashikon se ata qe nuk justifikojne dot pasurite e tyre do t’i konfiskohen sipas ligjit, sepse prezumohen se jane ne konflitk te hapur me ligjin dhe Kushtetuten e ketij vendi. Ndaj mafia shqiptare me avokatin e zjarrte Rama, ben thirrje per permbysje te pushtetit te dale me vote. Koka e mafias do te perfundoje prapa hekurave”, u shpreh Basha.

Top Channel