Top Channel me i klikuari ne shqip

03/12/2009 02:05

Nder website-t vendase, faqja e Top Channel rezulton me e klikuara nga shqiptaret.

Kjo behet e ditur nga Alexa, faqja e internetit, qe ben renditjen ne rang boteror te website-ve ne mbare globin, duke u bazuar ne numrin e  vizitave qe u behet atyre.

Sipas klikimeve te popullit shqiptar te internetit, faqja e  Top Channel rezulton e gjashta, duke u paraprire vetem nga website te huaja si Facebook, Google. Youtube, Wikipedia dhe Live.com.

“Kemi nje rritje prej 13 perqind te vizitave nga muaji tetor ne muajin nentor, e perkthyer ne shifra vizitoresh shkon ne mbi 1.5 milion vizitore ne muaj dhe mbi 9 milion faqe te hapura ne websit-in tone”, shprehet webmasteri i Top-Channel.tv, Igli Gjelishti.

Perpos klikimeve nga Shqiperia, 22.4 % e tyre behet nga shqipetaret ne SHBA, 10.6% nga Kosova dhe Serbia, 9.1% nga Italia dhe te tjera nga vende te ndryshme te Europes.

Nder dhjetera miliona website ekzistuese, perllogaritjet e Alexas nxjerrin faqen e Top Channel ne vendin e 19.994-t, duke e pozicionuar keshtu nder faqet me te klikuara ne rang boteror.

Top Channel