Shtepia e Bardhe, vend endrrash per Krishtlindje

03/12/2009 13:45

Per pjesen me te madhe te njerezve, zbukurimi i pemes se Krishtlindjeve merr disa ore kohe.

Por a e dini se ne familjen Obama, dekorimi i Shtepise se Bardhe nga fundi ne krye ka marre plot 3.400 ore?

Presidenti amerikan dhe gruaja e tij jane kujdesur qe cdo detaj te jete ne vendin e vet, duke zbukuruar peme, oxhaqe, tavolina me ngjyra nga me te bukurat dhe me festivet per kete sezon.

Ndersa kuzhinieri presidencial ka pergatitur me cokollate te bardhe, Shtepine e Bardhe ne minature.

“Ne zgjodhem keto zbukurime, sepse ndihemi te bekuar dhe te lumtur ne shoqerine e miqve, familjareve, si dhe jemi te pergjegjshem per njeri-tjetrin dhe per gjerat ne te cilat besojme”, tha Michelle Obama, duke treguar pamjen e Shtepise.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel