Ne nje qytet i cili nuk njeh kufij zhvillimi dhe ku deshira per transformim te shpejte eshte e pandalshme, ka edhe njerez qe hedhin themele te forta.

Ata jane njerezit e fundit te cilet po i rezistojne fuqishem tundimit joshes te zhytjes ne jeten shumekateshe te metropolit. Ibrahim Beqiri ben pjese ne kete kategori njerezish. Ai eshte 69 vjecc dhe te gjithe ciklin e tij jetesor e ka kaluar brenda se njejtes shtepi. Banesa e tij i ka mbijetuar vrullit te ndertimeve te reja pasi ne te Ibrahimi ruan te gjitha kujtimet familjare.

Ne te ai ka lindur, eshte rritur, ka lidhur kurore dhe po ketu ka rritur femijet derisa ata u bene burra. Ibrahimi tregon se ne shtepine e tij kane jetur edhe stergjysherit, prinderit dhe me pas ai vete. Vete Ibrahimi thote se ngacmimet nga jabanxhinjte nuk mungojne. Ai pohon se ka njerez qe i thone se pse nuk e jep shtepine per pallat. Ne Tirane sa vjen dhe behet me e veshtire te gjesh njerez kaq besnike ndaj shtepise ku kane lindur. Luan Veshi eshte nje tjeter familjar i cili jeton ne shtepine e te pareve te tij.

Ashtu si Ibrahimi edhe Luani i ka kaluar te gjitha etapat e jetes ne te njejten shtepi. I vetmi ndryshim eshte se banesa e te pareve te tij u eshte pershtatur ritmeve te kohes. Megjithe te mirat qe te ofron Tirana, Luani nuk e ka cuar asnjehere ne mend te ndryshoje shtepine ku ka lindur me nje banese tjeter e cila mund t’i jepte komoditetin e jetes moderne. Luani thote se ka pare goxha por si shtepia e tij nuk ka per te gjetur.

“Sa here qe kthehem nga ndonje sherbim me duket gjithmone e me mire”, thekson ai. Si Ibrahimi ashtu edhe Luani premtojne se pavaresisht ngacmimeve te kohes, nuk kane ndermend t’i lene shtepite e tyre. Per keta njerez, shtepia ku kane ardhur ne jete dhe ku vazhdojne te jetojne edhe tani ne moshe te thyer mbetet nje kult, ku ata do te vazhdojne te besojne deri ne grahmat e fundit te jetes.

Top Channel