SHBA, posta ne gjykate, ia deklaroi djalin te vdekur

03/12/2009 17:00

Posta Amerikane ka bere nje gabim te pafalshem, ndoshta nje nga ato gabime qe duhen evituar me cdo kusht, pasi per nje nene nuk ka gje me te shtrenjte ne bote se femija.

I biri i Joan Najbar, prej disa kohesh ushtar ne Irak, merrte shpesh letra nga nena e tij, por ne nje leter qe ajo i shkoi para disa kohesh, posta ia ktheu pas me pergjigjen se, djali i saj kishte vdekur ne luftime edhe pse ai ishte shendoshe e mire. Kryqi i Kuq i pohoi se emes se djali ishte gjalle dhe menjehere pas shokut te kaluar, e ema hodhi ne gjyq posten.

Joan Najbar e coi ceshtjen ne gjykaten e Duluth, qyteze ne Minnesota ku ajo jeton. “Zonjes Najbar nuk i eshte kerkuar falje per gabimin dhe nje shpjegim per ate qe ndodhi”, shkruhet ne akuzen zyrtare. Gabimi ndodhi ne vitin 2006 kur djali i Najbar ndodhej prej 22 muajsh me sherbim ushtarak ne Irak.  

Top Channel