PD: Korrupsion me lejet e ndertimit

03/12/2009 20:20

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e bashkise dhe zyrtaret e tjere te larte te ketij institucioni per korrupsion me lejet e bashkise.

Deputeti dhe kryetari i deges se PD te Tiranes, Aldo Bumci u shpreh se Rama nuk mund te beje te paditurin kur eshte pergjegjes per dhenien e lejeve.

“Ilir Mati, 51 mije metra katrore, Nard Ndoka 27 mije metra katrore, Koco Kokedhima 24 mije metra katrore, Tom Doshi 21 mije, Besnik Sula 45 mije, Fidel Ylli 47 mije, Sadri Abazi 33 mije, Arjan Leskaj 61 mije dhe Tan Dulaku 125 mije metra katrore. Kjo eshte deshmia e mafies se ndertimeve ne Tirane”, ka deklaruar Bumci.

Deputeti i PD ka theksuar se kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama eshte pergjegjes per krijimin e kesaj “mafieje”, te cilen sipas tij mazhoranca qeverisese do ta crrenjose.

“T’u thuash shqiptareve se une firmos lejet por nuk kam lidhje me to eshte me mire t’i permendesh historine e Zhvejkut. Rama eshte nga ata qe hapin kasaforten me doreza dhe thone se nuk e hapa une. Kjo eshte mafia. Kjo mazhorance do ta cmontoje kete mafie”, ka shtuar Bumci.

Top Channel