Personazhi jone i radhes eshte 28 vjec. Duke mos dashur te zbuloje asgje tjeter rreth vetes ajo eshte nje nga pacientet e rregullta te hipnoterapise.

Ndryshe nga sa kemi pare dhe degjuar, ambienti ku do te zhvillohet terapia nuk ka asgje te frikshme, dritat jane te ndezura dhe perreth qendrojne objekte te cfaredoshme. Pasi u eshte bindur me sy mbyllur kerkesave te hipnoterapistes, pacientja ndodhet ne nje realitet tjeter. E qetesuar fizikisht dhe menderisht ajo nis dhe pershkron ate qe sheh. Pjese e terapise eshte edhe komunikimi me shenja, gjithnje ne menyre te pavullnetshme.

Ne fund, pacientes i kerkohet te lere boten qe vizitoi per rreth 30 minuta. Rikthehemi me ne fund, ne boten reale. Ajo na rrefen per eksperiencen saj. “Kur dal nga gjendja e hipnozes me rikujtohen pjese te caktuara te bisedes. Ndjehesh sikur ke nje lloj rendese por je jashtezakonisht e lehte”, shprehet pacientja. E gjithe seanca e terapise eshte praktike e njohur ketu e mijera vite me pare. Hipnoza aplikohet per arsye te ndryshme.

“Hipnoza kryesisht aplikohet tek ankthet, gjendjet emocionale por aplikohet edhe ne mjekesi”, shprehet Fleura Shkembi qe prej dy vitesh aplikon hipnoterapine-klinike ne Shqiperi. Ashtu si ne cdo praktike tjeter psikologia klinike pranon se edhe ne kete fushe egziston skepticizmi. Praktikuesit e ketyre metodave per nje gje shprehen te sigurt se e keqia me e madhe qe mund te te vije nga hinpnoza eshte relaksi.

Top Channel