Fier, te paaftet pa ndihme sociale

03/12/2009 21:20

Nga 3200 persona te rregjistruar ne qytetin e Fierit si te paafte per pune, 2800 kane disa muaj qe nuk marrin pagesat e ndihmes qe marrin nga shteti.

Prej javesh ata dynden ne dyret e zyrave te ndihmes ekonomike dhe kthehen pas pa asnje lek dhe cdo dite e me shume gjendja e tyre rendohet.

Nje pjese e mire e atyre qe s’jane paguar nuk kane asnje mundesi tjeter jetese. Vonesat kane ardhur per shkak se nuk eshte celur ende nje fond prej 19 milione lekesh.

Fenomeni duket se eshte i perhapur ne te gjithe vendin dhe ne muajt e fundit financat nuk kane shperndare kete fond ndihme per te paaftet.

Top Channel