Dervishi: Opozita nuk ka qasje ligjore

03/12/2009 22:15

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Lutfi Dervishi ka deklaruar se PS nuk ka qasje ligjore ne kerkesen e saj per hapjen e kutive, qe eshte shoqeruar me bojkotin e Parlamentit.

“PS nuk ka qasje ligjore. Ajo kerkesat e saj nuk i ka bere ne rruge ligjore, pasi komisioni hetimor parlamentar mund te ngrihet edhe nese ke vetem 20 deputete”, ka pohuar Dervishi ne emisionin “Top Story”.

Sipas tij, i takon opozites qe te marre persiper pergjegjesite e saj dhe te veproje sipas interesave te vendit.

“Opozita duhet te marre persiper pergjegjesine politike per interesat e vendit. Eshte nje opozite qe ka pranuar Kodin Zgjedhor, qe nuk ka konsumuar rrugen legale. Opozita mund t’i drejtohej Kolegjit Zgjedhor, por ajo po futet ne nje terren ku nuk del e fituar”, ka shtuar Dervishi.

Top Channel