Berisha: Ligji anti-mafia do shkaterroje kupolen e Tiranes

03/12/2009 20:25

Gjate miratimit te ligjit te ashtuquajtur antimafia i cili mori 74 vota pro ne parlament, kryeministri Sali Berisha ka bere kercenimin me te forte qe prej ardhjes se tij ne pushtet duke paralajmeruar te gjithe anetaret e asaj qe ai e quajti kupola e mafias se do t’i coje prapa hekurave qofshin keta me apo pa imunitet. (UPDATE)

Zoti Berisha la te kuptohet qartazi gjate fjales se tij ne kuvend se ne kete liste mund te jene edhe deputete te opozites, madje permendi edhe emra te tyre ashtu sic beri nje dite me pare ne koference per shtyp.

“Opozita dhe deputetet e saj jane te nderuar por jo ata qe u vene rovolen pas veshit atyre, ata jane mafie dhe perballja me ta eshte jetike per kete vend. Revolja pas veshit i eshte vendosur ne prani te grupit parlamentar nje deputeti. Tom Doshi, ne nje ane shkon dhe shtrin gazetarin, ne anen tjeter i ve rovolen pas veshit deputetit te PS-se vetem se thote mendimin e tij”, deklaroi Berisha. Ne vijim te fjales se tij, kryeministri tha se kjo qeveri do ta cmontoje edhe kete kupole.

“Ky ligj eshte nje kusht qe shqiptaret te levizin te lire ne Europe dhe jemi te zotuar se do miratojme cdo ligj dhe do angazhojme cdo burim qe vizat per shqiptaret te hiqen brenda vitit te pare te ketij mandati”, shtoi me tej Berisha.

Kryeministri ishte ai qe permbylli kapitullin e deklaratave te nje serie te gjate prej me shume se 12 deputetesh te mazhorances te cilet kane akuzuar kreun e Partise Socialiste per lidhjet me krimin e organizuar dhe mafian, por edhe per jeten e tij personale.

Top Channel