Lyen floket e djalit per te fshehur tradhetine

02/12/2009 09:05

Nje grua ne Rusi ka arritur te beje te pabesueshmen per t’i fshehur bashkeshortit tradhetine me nje mashkull, me te cilin kishte pasur edhe nje femije.

Per kater vjet rresht ajo i kishte lyer floket djalit qe kishte nga lidhja e jashteligjshme per te maskuar tradhetine me te dashurin qe ka floke te kuq, ashtu si femija. Ngjarja ka ndodhur ne Republiken e Bashirias ne kufi me Uralet ku gruaja nuk humbi kohe pasi i fejuari u nis ne veri per motive pune, ndersa ajo ngeli shtatzane me nje te dashur te ri.

Historine e pabesueshme e rrefen gazeta “Komsomolskaia Pravda” qe shton se i dashuri i propozoi martesen por ajo nuk deshironte te ndahej nga i fejuari, me te cilin me pas u martua dhe u nis drejt veriut. Por me kalimin e kohes, truku e ka tradhetuar pasi gruaja nuk i kushtonte shume kohe lyerjes se flokeve te te birit dhe shpesh here atij i dukej ndonje grup qimesh ngjyre te kuqe.

Me te kuptuar rrengun, bashkeshorti i kerkoi divorcin. Por per gruan shpresat nuk u shuan pasi ajo u kthye ne Bashiria ku i kerkoi ish te dashurit qe te martoheshin, duke nisur nje jete te re.

Top Channel