Fier, del lumi nga shtrati, permbytje ne zona

02/12/2009 09:10

Tregu industrial i qytetit te Fierit si dhe disa dhjetera shtepi dhe dyqane jane permbytur gjate nates se kaluar.

Shkak eshte bere lumi Gjanica qe pas reshjeve ka dale nga shtrati duke permbytur gati si nje ritual te njejtat tregje dhe banesa.

Ato jane ndertuar ne brigjet e ketij lumi ne nje kohe qe shtrati i tij nuk pastrohet prej 15 vjetesh.

Te gjitha planet e pushtetit vendor per pastrimin e tij kane deshtuar ashtu sic kane deshtuar edhe tentativat per te larguar nga anet e ketij lumi ndertimet e realizuara pas viteve 90.
 

Top Channel