“Mesazhi ne shishe” gjendet pas cerek shekulli

02/12/2009 12:15

“Message in a bottle”. Nuk behet fjale per kengen e Christina Aguilera-s apo per nje thirrje te pashprese te ndonje te mbijetuari ne nje ishull te pabanuar, por per nje konkurs qe zhvillohet prej shume vitesh ne SHBA.

Cdo vit ne kontene e Ocean City shume njerez shkruajne nga nje mesazh, e fusin ne shishe dhe e leshojne ne det. Gjate 4 dhjetvjecareve qe zhvillohet ky konkurs, vetem ne vitin 1985 nuk u gjet asnje shishe, por ja qe deti nuk harron. Mesazhi i Heidi Kay Wrestler, ne ate kohe vetem 6 vjece, eshte gjetur 500 km me larg, ne afersi te qytezes Duck.

Mesazhi i voglushes, tashme 30 vjecare dhe e martuar, ka pershkuar prej 24 vjetesh mijera milje, duke iu nenshtruar rrymave oqeanike. “Eshte e pabesueshme qe dikush ka gjetur shishen time pas gati cerek shekulli. Por gjithashtu eshte e pabesueshme qe shishja plastike t’i rezistoje kaq mire detit”, shprehet Heidi.

Autoritetet vendore ia kane dorezuar cmimin fitues te vitit 1985, 30 vjecares. Familja e saj do kaloje nje fundjave me gjithcka te paguar ne Ocean City.

Top Channel