Rezarta Shkurta: Bukuria nuk eshte gjithcka

01/12/2009 19:05

Ajo eshte vetem 23 vjec, por mosha per te nuk ka kuptim. Behet fjale per Rezarta Shkurten, vajzen durrsake te njohur tashme per sharmin dhe talentin e saj ne muzike.

Fillimet e saj ne boten e artit jane te hershme. Ne moshen 12 vjecare dy pasionet e saj jane piktura dhe baleti modern. Pasi mbaron studimet ne Liceun Artistik te Durresit per pikture klasike, ne 2004-en ajo hap ekspoziten e pare te saj ne qytetin e lindjes. Teper e bukur per te mos u vene re, ajo merr pjese ne Miss Albania 2005 dhe shpallet “shoqeruesja e dyte e Miss”-it.

Pothuajse te njejtin sukses pati edhe ne Miss Model of the World. Por bukuria per te eshte e rendesishme deri diku. Pasioni i fundit i Rezartes eshte kenga. Behet e njohur me kengen “Te dielave”, fansat do ta krahasonin me Britney Spears, dhe me pas konkuron neper kompeticione te rendesishme. Vajzat durrsake tashme jane bere nje, Vita, shoqja e saj e hershme na tregon se si ka  qene jeta e tyre ne qytetin e bukur te Durresit.

“Edhe ne momentet kur nuk ishte personazh publik ajo ka pasur adhurues”, shprehet Vita. Kur perfshihesh ne boten e artit, me interesa kaq komplekse te duhen disa mekanizma qe te “mbijetosh”. Por Vita thote se Rezartes i mungojne keto gjera. “Nuk eshte egoiste dhe eshte me e mire sec duhet me njerezit”, shton shoqja. E lakuar per shkak te lidhjes se saj sentimentale, politikisht te angazhuar, Rezarta e quan vehten me fat qe ka ne krahe Ermalin. E prirur per te shfaqur ne jete dashurine , ajo reflekton ne teresi se po shijon martesen dhe rinine ne te njejten kohe…  eshte nga ato ikona qe thote se “jeta ia ka falur te gjitha”.

FOTO GALERI
2/2
23 vjecarja durrsake mes piktures dhe muzikes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA