Kine, hapet bar gay, financohet nga shteti

01/12/2009 11:05

Qyteti i Dalit ne Kine ishte perfekt perpara zhvillimit turistik. Me pas me levizjen e njerezve, sot Dali eshte nje prej 10 lokaliteteve te Republikes me nivelin me te larte te te semureve me SIDA.

Dhe pikerisht ketu, ne kete zone eshte hapur edhe bari i pare gay i financuar nga shteti, permes administrimit lokal.

Qellimi eshte informimi i duhur per mbrojtjen e shendetit dhe shperndarjen e ndihmes falas.

Edhe pse ka lokale per homoseksualet, eshte hera e pare qe administrata merr persiper nje iniciative te ketij lloji.

Shifra e te prekurve me SIDA ne Kine rritet ndjeshem dhe qeveria nepermjet politikave te saj perpiqet qe te kufizoje sa me shume te jete e mundur perhapjen e semundjes.

Top Channel