Kripa, mijera vete humbin jeten ne vit

26/11/2009 09:50

Nje studim i publikuar sot nga nje grup ekspertesh thote se nga perdorimi i tepruar i kripes ne Britanine e Madhe humbin jeten mijera vete.

Sipas hartuesve te ketij raporti, nese qytetaret reduktojne sasine e kripes qe perdorin ne nje luge kafeje ne dite, atehere mud te shpetohen 40 mije jete njerezish ne vit.

Ky raport verren pamundesine e te llogariturit te sasise se kripes qe perdor nje idivid gjate nje dite.

Ekspertet kane arritur ne perfundimin se buka, mishi i perpunuar dhe kornfleksi qe perdoret me qumesh ne mengjes, permbajne nivelin me te larte te kripes.

Ndersa nje studim i publikuar disa muaj me pare nga “British Medical Journal” arrinte ne perfundim se nese nje person gjate dites perdor 10 grame kripe dhe e ul perdorimin ne 5 grame, atehere  ne shkalle globale vdekshmeria nga semundjet kardiovaskulare do te ulej me 3 milone njerez.

Studimi eshte cilesuar si nder me te avancuarit ne evidentimin e demeve qe shkakton kripa vecanerisht ne krijimin e semundjeve te zemres.

Gjithashtu Organizata Boterore e Shendetsise i ka rekomanduar shteteve anetare te saj te nisin nje fushate sensibilizuese ne menyre qe qytetaret te mos perdorin me shume se pese grame kripe ne dite.

Top Channel