Nuk jane djemte qe performojne zhurmshem ne mes te trafikut urban. Perkundrazi, ata zgjedhin terrenet me te pashkelur dhe me te veshtire per te ushtruar sportin e tyre jo fort te zakonshem.

Moto cross eshte motivi qe ka bashkuar disa te rinj, te gjithe te apasionuar pas aventures. Ashtu sikuse ka ndodhur edhe sot, te gjithe i jane larguar rutines se perditshme dhe vrullin e mbajne mes kodrave te Dajtit, aty ku ekziston vendi ideal per kete sport ekstrem.

“Eshte ceshtje pasioni. Per ne te gjithe eshte pasion. Terreni eshte shume interesant dhe na jep adrenaline te vecante”, shprehet Genci.  

“Ne e ushtrojme kete sport ne kuader te hobit. Dalim te shtunave dhe te dielave dhe ushtrohemi gjate gjithe kohes ne terrene te ndryshme te veshtira”, thote Genci.

Nuk kane shume qe ushtrojne kete sport te veshtire, por jane te paret qe kane guxuar ketu ne Shqiperi. Veshtiresite na thone se i kane tejkaluar me deshiren dhe pasionin per te qene nje me aventuren.

“Jemi nje grup shume i vogel shokesh. Jemi dy persona qe e kemi nisur, jemi une dhe Reli qe e kemi nisur qe nga viti 2001. Ishte hera e pare qe dilnim ne kodrat e Priskes dhe Dajtit dhe ai ka qene fillimi yne”, shprehet Sokoli.

“Pista te posacme nuk kemi. Eshte vetem ky vend ne Dajt qe e kemi krijuar vete dhe vend tjeter nuk ka. Cdo gje e kemi mundesuar vete me financat tona”, thote Denisi.

Rreziku eshte gjithnje i pranishem gjate diteve te stervitjes sikurse ndodh edhe neper gara. Djemte na tregojne se as rrezimet e shpeshta dhe as thyerjet e gjymtyreve, nuk e kane ndalur pasionin qe kane per motocross-in.

“Ky lloj sporti eshte ne cdo cast i rrezikshem sepse ka te beje me shpejtesine me terrenin e thyer”, shprehet Genci.

Denisi, nje nga djemte me performance te larte te ketij grupi, na rrefen se sekreti kryesor i suksesit ne kete sport ekstrem eshte forca fizike.

“Ne moto cross i susksesshem mund te jesh vetem me ane te forces fizike. Nuk diskutohet edhe teknika, por pa force fizike nuk mund te besh asgje”, thote ai.

Cfare eshte kaq e bukur ne kete lloj sporti, ku ne cdo moment mund ta gjesh veten keq, ku mund te rrezikosh edhe jeten? Kete mund te na e thone vetem ata.

“Adrenalina dhe surprizat. Sepse ne nje terren te tille eshte suprize menyra se si do te reagosh”, thote Genci.

Ne kete sport, ekstreme nuk eshte vetem performanca qe djemte realizojne ne kercimet me motor. Ketu cdo gje eshte ekstreme. Ata shetisin e ushtrohen ne shtigje te panjohur, nuk kane asistence mjekesore me vete, e per me teper zgjedhin me deshire te jene pre te surprizes qe mund t’ju rezervoje fati.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel