Trekendeshi shqiptar i Bermudes

25/11/2009 18:55

Hapesira detare shqiptare pershkohet perdite nga dhjetra anije. Por pervec kesaj flote qe popullon siperfaqen e detit shqiptar, ekziston edhe nje flote tjeter. Ajo qe tashme i ka dhene lamtumiren detyres: anijet e mbytura.

Ato jane te flamujve te ndryshem, te tonelatave te ndryshme, te mbytura ne kohe te ndryshme. Kapiteneria shqiptare pervec informacionit te vendndodhjes se te gjitha mjeteve ne hapesiren tone detare, mbikeqyr edhe ato qe nuk lundrojne me. Viron Kolaj, nje oficer i vjeter marine tregon:

“Zakonisht anijet qe pesojne aksidente detare mbyten ose aksidentohen per faj te defekteve teknike, ose per fajin e kohes, ose per shkak te objekteve nenujore qe gjenden nen uje dhe nuk jane te percaktuara ne harte. Nje anije ne portin e Durresit qe eshte mbytyr perpara shume vitesh, i ka rreshkitur ngarkesa e bitumit, ka perfunduar nen uje dhe sot e kesaj dite gjendet aty”, thote Kolaj.

Edhe sa i takon aksidenteve deti ka karakteristikat e veta.

“Ne radhe te pare duhet te shpetohet njeriu dhe me pas merren masa per shpetimin e mjetit”, sqaron Kolaj.

Me nje nga mjetet e kapitenerise i drejtohemi nje vendi qe eshte pagezuar “Trekendeshi shqiptar i Bermudave”. Per arsye sigurie nuk mund t’i afrohemi me shume se disa dhjetra metra. Por si filloi gjithcka?

“Ka ndodhur nje mbytje ne vitin 1942. Ka qene nje anije italiane e ngarkuar me medikamente qe eshte siluruar nga nje anije angleze dhe duke qene se paraqiste rrezikshmeri, kapiteni per te shpetuar njerezit dhe ngarkesen e ka afruar prane brigjeve te Durresit dhe ka ngecur”, shpjegon Kolaj.

Por anija e pare e mbytur do te ishte fatale edhe per tre mjete te tjera, madje njeri nga keto aksidente do te terhiqte vemendjen e gjithe publikut.

“Nje anije me cigare kontrabande ka rene mbi vaporin e mbytur eshte care dhe cigaret kane dale te gjitha ne bregdetin e Durresit”, thote Kolaj.
 
Sa i takon anijeve te rregullta, diagrama e aksidenteve ka qene shume e ulet dhe aq me pak ne viktima njerezore.

“Nje rast ka ndodhur perpara shume vitesh ne Sarande. Pasi eshte mbutyr anija per shkak te kohes se keqe ka humbur jeten edhe kapiteni i mjetit”, thote Kolaj.

Perpjekjet e pafundme per t’u larguar nga vendi yne kane sjelle edhe shumicen e mjeteve te mbytura dhe jeteve te humbura.

“Shkak tjeter jane eksodet e shumta qe jane percjelle me nje numer te madh viktimash”, thekson Kolaj.

I drejtohemi nje tjeter vendi ku shume nga keto mjete ndodhen te ankoruara. Kalata lindore e portit eshte varreza e anijeve te rekuperuara. Por pervec anijeve te marra me dhune nga shqiptaret, pakujdesia ka bere qe ne nxitim e siper te perdoren per emigrim edhe mjete aspak te pershtatshme qe e kane pasur fundin e garantuar.

“Kane qene mjete portuale per thellimin e portit te Durresit. Si pasoje e eksodit, kane hipur njerez te ndryshem, nuk ka pasur mundesi manovrimi duke care anijen”, theksoi Kolaj.

Oficeri i kapitenerise gjen kohe edhe te beje krahasimin me koleget e vendeve te tjera e madje dhe te mburret.

“Ne ujerat territoriale shqiptare anijet shqiptare kane qene shume te pakta. Shqiptaret jane shume lundrues te mire dhe fakti e ka treguar se gjate gjithe historise detare jane shume ta rralla rastet e anijeve shqiptare te mbytura”, shprehet Kolaj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel