Meta, vizite dyditore ne Kosove

25/11/2009 11:30

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ilir Meta ka nisur nje vizite dy ditore ne Kosove. Shefi i dilomacise shqiptare mberriti ne Prishtine me ftese te homologut te tij, Skender Hyseni me te cilin ka zhvilluar takimin e pare.

Ne kuader te kesaj vizite nenshkruhet edhe nje marreveshje bashkepunimi mes dy ministrive te Jashtme shqiptare. Marreveshja mes Ministrise se Jashtme te Shqiperise dhe asaj te Kosoves, ka per qellim thellimin e bashkepunimit dypalesh si dhe mbajtjen e takimeve te rregullta mes dy dikastereve.
 
Ne fakt, axhenda e Mete eshte e ngjeshur me shume takime, perfshire edhe takimet e ndara me Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit te Kosoves.

Zoti Ilir Meta do takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler. Ne mbremje, Ministri i jashtem shqiptar do takohet edhe me perfaqesues te partive politike si dhe perfaqesues te minoriteteve.

Top Channel