Humbja e virgjerise, India me moshen me te madhe

25/11/2009 14:00

Faqja www.chartsbin.com eshte e specializuar ne mbledhjen e statistikave nga e gjithe bota.

Ne te mund te gjenden te dhena nga me te ndryshmet, qe nga shtatezania mesatare dhe deri tek numri i viktimave ne aksidente. Por me e vecanta nga te gjitha eshte ajo e moshes mesatare te humbjes se virgjerise.

Te dhenat flasin qarte per kulturat e ndryshme ne vende te ndryshme. Psh, ne Indi virgjeria konsiderohet nje vlere pasi te rinjte e humbasin mesatarisht ne moshen 22.9 vjec. Por nese kalojme pertej oqeanit ne SHBA dhe Kanada, mosha ulet ndjeshem duke shkuar ne 18 vjec. Ne Meksike hera e pare per nje te ri eshte ne moshen 18.7 vjec.

Ne Ameriken e Jugut, Brazil dhe Kili mesatarja eshte 17 vjec. Mesataren me te ulet e ka Suedia me 16.2 vjec, e ndjekur nga Norvegjia dhe Finlanda me 16.5. Ne kete renditje nuk ngelet pas as Bullgaria me moshen mesatare 16.9 vjec. Ne liste nuk figurojne te dhena per vendin tone.

Top Channel