Lac, i semuri vret vellane

24/11/2009 17:05

Konflikti mes dy vellezerve ne Lac ka perfunduar me vdekjen e njerit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur ne shtepine e dy vellezerve Gjoni ne Lac. Sipas burimeve nga policia e Lezhes, viktima Arben Gjoni ka tentuar te ndaloje te vellain Paulin Gjoni me precedent te meparshem penale, te kryeje vjedhje.

Keshtu dy vellezerit kane nisur te konfliktohen me njeri tjetrin, derisa Paulin Gjoni ka goditur vellain Arbenin. Ky i fundit nuk ka mundur te mbrohet dhe ka rene ne toke.
 
Duke perfituar nga situata Paulini ka nisur ta godase serish vellain e tij, i cili ka mbetur i plagosur rende.

Menjehere ai eshte derguar ne spitalin ushtarak, por nuk ka mundur t’u mbijetoje plageve te marra ne koke dhe per pasoje ka humbur jeten. Autori sapo kishe dale nga burgu dhe vuante nga crregullime te medha mendore.

Top Channel