Irani: S’jemi kunder dergimit jashte te uraniumit

24/11/2009 10:45

Irani nuk eshte kunder dergimit jashte vendit te uraniumit te pasuruar, por do garanci qe do te marre ne kembim lende te djegshme berthamore.

Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i Ministrise se Jashtme iraniane. “Askush ne Iran nuk ka deklaruar se jemi kunder dergimit jashte vendit te uraniumit te pasuruar ne kuoten 3.5 perqind”, ka deklaruar Ramin Mehmanparast.

Ai ka shtuar se nese Teherani thote se deshiron garanci ne 100 perqind, kjo do te thote se eshte i gatshem ta dergoje uraniumin jashte vendit dhe te marre si shkembim lende djegese.

Top Channel