Bulqize, vazhdon zjarri ne siperfaqet me pisha

23/11/2009 19:55

Nje siperfaqe e konsiderueshme me pisha dhe dushk eshte duke u djegur ne zonen e Fushe–Bulqizes dhe fshatrat perreth.

Zjarri ka nisur 24 ore me pare ne zone dhe po perhapet me shpejtesi ne pyje, i ndihmuar nga era dhe moti i thate, si dhe gjethet e thara ne toke.

Mendohet se zjarri eshte vene qellimisht ose aksidentalisht nga ndonje banor i zones, i cili nuk ka patur me mundesi ta kontrolloje, ose nga ndonje bari gjate nates.

Top Channel