“Armiku i shtypit”, editorial nga Umberto Eko

23/11/2009 21:10

Ndoshta eshte pesimizmi i moshes se thyer, ndoshta eshte kthjelltesia qe mosha mbart me vete, por ndiej njefare ngurrimi, te perzier me skepticizem, per te nderhyre, me ftese te redaksise, ne mbrojtje te lirise se shtypit.

Dua te them: kur dikush duhet te nderhyje ne mbrojtje te lirise se shtypit do te thote se shoqeria, e bashke me te edhe nje pjese e madhe e shtypit, eshte tashme e semure. Ne demokracite qe do t’i perkufizojme “te forta” nuk ka nevoje te mbrohet liria e shtypit, sepse askujt nuk i shkon nder mend ta kufizoje.

Kjo eshte arsyeja e pare e skepticizmit tim, prej nga rrjedh nje pasoje e pashmangshme. Problemi italian nuk eshte Silvio Berluskoni. Historia, do te doja te thosha nga Katilina e tutje, ka qene e pasur me njerez aventuriere, jo pa karizme, me ndjenje te manget te Shtetit por ndjenje shume te larte te interesave te veta, qe kane deshiruar te vendosin nje pushtet vetjak, duke kapercyer parlamente, gjykata dhe kushtetuta, duke u shperndare ndere oborrtareve te vet dhe nganjehere kurtizaneve te veta, duke e identifikuar kenaqesine e vet me interesin e bashkesise.

Do te me kujtohet gjithnje nje histori qe tregonte nena ime qe, ne moshen njezetvjeçare, kishte gjetur nje goxha pune si sekretare dhe daktilografiste e nje deputeti liberal – dhe po e perseris, liberal. Te nesermen e ngjitjes se Musolinit ne pushtet ky njeri kishte thene: “Por tek e fundit, me gjendjen ne te cilen ndodhej Italia, ndoshta ky njeri do ta gjeje menyren per te rivendosur pak rregull”. Ja, ajo qe e vendosi fashizmin nuk qe energjia e Musolinit, por zemerbutesia dhe shthurja e atij deputeti liberal, perfaqesues shembullor i nje vendi ne krize.

Dhe keshtu qe eshte e kote te kapemi me Berluskonin qe ben, si te thuash, zanatin e tij. Eshte shumica e italianeve ajo qe ka pranuar konfliktin e interesave, qe pranon patrullat, qe pranon vendimin Alfano, dhe qe tani do ta kishte pranuar me mjaft qetesi – nese presidenti i Republikes nuk do te kishte ngritur njeren vetull – turizen qe i eshte vene shtypit. Vete kombi do te pranonte pa ngurrim, e madje me njefare bashkepunimi dashakeq, qe Berluskoni te shkonte me balerina, nese tani nuk do te nderhynte per ta trazuar vetedijen publike nje censure e kujdesshme e Kishes – por qe do te kalohet shume shpejt sepse eshte qe nga ajo dite qe italianet dhe te krishteret e mire ne pergjithesi, shkojne me prostituta ndonese famullitari thote se kjo gje nuk duhet bere.

Ja pse nganjehere duhet thene jo edhe pse, me pesimizem, dihet qe nuk do te vleje per asgje: Qe te pakten nje dite te mund te pohohet qe u tha.

Top Channel