Sot ne “Exclusive”, “Vjeshta e Ndryshimit”

22/11/2009 12:40

Vjeshta e ndryshimit, keshtu do te quhej e gjithe ajo kohe revolucionesh paqesore qe perfshiu Europen 20 vjet me pare.

Sheshet e Berlinit, Prages Budapestit bucisnin si asnjehere nga thirrjet qytetare per me shume liri e te drejta, duke iu kundervene ne menyre te pakthyeshme regjimeve komuniste te Europes Lindore dhe politikes se tyre te shtypjes dhe izolimit. Emisioni ekskluziv i kesaj te diele evokon pikerisht ate ngjarje te madhe qe u be edhe simboli i ndryshimit, renien e murit te Berlinit

Shume gjera kane ndryshuar qe prej atehere por ngjarjet e 20 vjeteve me pare jane ende te fresketa ne mendjet e mjaft njerezve qe e jetuan ate kohe.

Fotografja Juta Benzenberg kujton se ajo shkoi menjehere te fotografonte murin por ajo qe e terhoqi me shume, ishin rruget bosh te Berlinit lindor.

Per Jyrgenin, dhe sidomos Mariten qe jetonte ne lindje jo shume larg kufirit ajo qe kishte ndodhur ishte nje mrekulli.

Ndersa Ambasadori gjerman ne Tirane Bernd Borschardt kujton me respekt njerezit qe dolen ne rruge, qe  kapercyen friken dhe larguan regjimin. Ai flet gjithashtu per rolin e Gjermanise se bashkuar ne Europe, ndihmen gjermane per integrimin e Shqiperise por edhe per dallimin qe sipas tij ekziston, mes murit te berlinit dhe murit Shqiptar te vizave.

Top Channel