Dhjete ndertesat me te shemtuara te botes

20/11/2009 17:35

Nje kulle, nje teater, nje biblioteke, disa muze: jane disa prej ndertesave qe jane percaktuar si me te shemtuarat e botes. Mes tyre eshte edhe Biblioteka Kombetare ne Prishtine.

Klasifikimi eshte bere per te dytin vit radhazi nga perdoruesit e faqes se internetit te “Virtualtourist”. Behet fjale per vepra te cilesuara nga arkitektura boterore si inovative ose gjeniale, por e verteta eshte se njerezve nuk u pelqejne ose i konsiderojne si te shemtuara.

Morris Mechanik Theater – Teatri i Baltimores i projektuar nga arkitekti John Johansen, konsiderohet si nje shembull i shemtuar arkitekturor, e ndertuar ne 1954-en me Corbusier. Vete pronari i nderteses qe e bleu ne 2005-en ne 6 milione dollare, eshte shprehur: “Nuk kam njohur asnje qe e ka pelqyer”.

Zikzov Television Tower – E projektuar ne vitet 1985 dhe ne 1992 nga arkitekti dhe skluptori David Cerny (shume i diskutuar dhe autor mes te tjerash edhe i nje vepre mbi Sadamin), dominon qytetin e Prages me format e saj kurioze feminore qe ngjiten ne kulle.

The Beehive – Pallati Beehive eshte ne Zelanden e Re, prane parlamentit, prania e te cilit, sipas lexuesve, e shton shemtine.

Qendra George Pompidou – E njohur edhe si Beaubourg, muzeu dhe qendra kulturore e Parisit e cila ishte projektuar nga Renzo Piano, Gianfranco Franchini dhe Richard e Sue Rogers. Sipas “New York Times” dizajni i kesaj qendre, ka permbysur arkitekturen boterore. Por njerezve nuk u pelqen aspak.

Federation Squadre – Eshte sheshi kryesor i qytetit te Melburnit dhe eshte pika e referimit te qytetit.

Petrobras Headquarters – Ndertesa braziliane e vendosur ne Rio de Janeiro eshte cilesuar nje kryqezim mes nje ndertese druri te paperfunduar dhe nje burgu.

Merkel Building – Veper e ndertuar ne Virxhinia nga arkitekti Richmond, i cili ka deklaruar se per projektimin eshte frymezuar nga nje patate ne furre e cila i eshte servirur ne nje darke arkitektesh.

Royal Ontario Museum – muzeu i kater per nga dimensionet ne Ameriken e Veriut qe gjendet ne Toronto.

Biblioteka Kombetare – Ndertesa ne qender te Prishtines per te cilen perdoruesit  shkruajne: “Mjafton ta shikosh”.

Ryugyon Hotel – Ky hotel qe dominon profilin e kryeqytetit koreanoverior hyn per here te dyte radhazi ne klasifikimin e horrorit te projektuar nga Virtualtourist.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA