Shqiperia shet energji

14/11/2009 16:15

Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti njoftoi se Korporata Elektroenergjetike ka filluar shitjen e energjise ne tregun nderkombetar cka, sipas tij, mundesohet nga situata e mire hidrike.

Ne ditet e kaluara KESH-i ka depozituar dhe shitur deri ne 4 milione kw/h ne dite energji elektrike.

“Jemi ne nje situate ku duhet te shesim energji elektrike ne te kunderten do te duhet te derdhim ujin pa perfituar asgje”, eshte shprehur Prifti.

Ai tha se energjia po shitet me cmimet aktuale te tregut, te cilat kuotohen ne bursat nderkombetare.

“Cmimet jane ne perputhje me tregun nderkombetar”, theksoi Prifti.

Kreu i energjetikes ka hedhur poshte edhe akuzat e opozites se importi i energjise elektrike eshte nje biznes monopol i qeverise.

“Qeveria shqiptare nuk harxhon me asnje qindarka per blejrjen energjise nga importi, kjo eshte pergjegjesi e OSSH-se”, deklaroi Prifti.

Top Channel