Strati ne pritje te vleresimit nga Guinness
11/11/2009 12:30
Artisti Saimir Strati i dha fund ndertimit te portretit te Michael Jackson duke perdorur rreth 300 mije penela.
Bashke me platformen e tij ai udhetoi ne disa qytete te Shqiperise dhe Kosoves dhe se fundmi u ndal ketu ne Tirane ku do te prese edhe jurine e vleresimit te rekordeve Guinness.
“Kushtet e motit nuk kane qene te favorshme, megjithate une jam i gezuar sepse cdo gje ka shkuar sipas parashikimeve”, thote Strati.
Pas disa ditesh juria do te jape vleresimin e saj dhe nese artisti shqiptar vertete ka thyer rekord, atehere do te marre certifikaten e katert Guinness.
Top Channel