Gatuzo, makina e futbollistit zbulohet ne Tirane

11/11/2009 17:45

Kontrollet e bera nga zyra antitrafik ne drejtorine e policise ne Tirane kane zbuluar se makina e futbollistit te Milanit dhe te kombetares italiane, Xhenaro Gatuzo prej 3 vjetesh drejtohej nga nje shqiptar dhe per me shume me targa shqiptare.

Burime te sigurta prane drejtorise se policise, pohojne per Top Channel, se automjeti luksoz tip “Renxh Rover” ndodhet i sekuestruar ne zyrat qendrore te policise, nderkohe qe kane filluar hetimet per te zbuluar se cilet jane bashkepunetoret ne kete grabitje speciale.

Paraprakisht agjentet dyshojne se vjedhja e kesaj makine luksoze eshte bere edhe me ndihmen e nje shtetasi italian.

Kjo eshte hera e dyte qe policia shqiptare zbulon nje makine te vjedhur te nje futbollisti te Milanit. Pak vite me pare makina luksoze e legjendes se klubit kuqezi, Franko Barezi u sekuestrua nga forcat blu, pasi rezultoi e vjedhur.

Top Channel