Gati tenderi per koncesionin e pullave

11/11/2009 08:00

Ministria e Financave ka miratuar propozimin e pakerkuar per te dhene me koncesion sistemin e prodhimit dhe kontrollit te pullave te akcizes per mallrat e rendesishem si duhani apo pijet alkoolike dhe pritet te publikoje javen e ardhshme oferten per tender nderkombetar per kete qellim, behet e ditur nga burime zyrtare te Ministrise se Financave.

Nje kompani turke propozoi disa muaj me pare ndertimin e nje sistemi qe do te pajise pullat e akcizes me numer serial, gje qe do t’i beje mallrat e akcizes te kontrollueshme, pasi ato te hidhen ne treg. Por sistemi i ri pritet te rrise koston e prodhimit te pullave te akcizes dhe per rrjedhoje edhe te cmimeve.

Per me teper, ekspertet e sistemit tatimor mendojne se problemi nuk qendron te cilesia aktuale e pullave, por te mungesa e kontrollit. Tatimoret kane hasur gjate viteve te fundit edhe ne pamundesine e taksimit te mallrave te akcizes te prodhuara ne menyre artizanale, ku me te rendesishmet kane qene prodhimi shtepiak i veres e rakise, mungesa e kontrollit ne distilerite e vogla te birres apo shitja e pataksueshme e duhanit te hapur qe shitet jo ne formen e cigareve.

Pullat e akcizes blihen nga kompanite tregtare ose prodhuese te cigareve dhe pijeve alkoolike (me perjashtim te birres) dhe aktualisht kushtojne rreth 5 leke per cope.

Pullat aktuale kane nje element te forte sigurie te perbere nga nje shirit metalik ku eshte gdhendur stema e Republikes se Shqiperise dhe qe ndryshon ngjyre ne raport me kendin e drites. Por pavaresisht ketij elementi sigurie, i cili eshte i pamundur per t’u riprodhuar nga shtypshkronjat e zakonshme, ne treg gjate ketij viti ka qarkulluar edhe nje lloj pulle tjeter, e cila e ka zevendesuar shiritin metalik me nje shirit ne ngjyre jeshile.

Disa eksperte te tatimeve mendojne se keto lloj pullash qe qarkulluan me bollek ne Shqiperi ne nje numer te madh markash cigaresh, qene te falsifikuara. Qeveria as nuk e ka pergenjeshtruar dhe as nuk e ka pranuar ekzistencen e pullave false ne treg.

Propozimi per koncesion qe  qeveria po shqyrton aktualisht, synon te prodhoje “pulla me cilesore” me numer serie dhe te kontrollueshme ne treg.

Te ardhurat e buxhetit te shtetit nga mallrat e akcizes shenuan nje deficit te konsiderueshem ne raport me planin gjate ketij viti. Te ardhurat e qeverise nga taksa e akcizes qene rreth 26 miliarde leke, ose 7 miliarde me pak se sa plani per periudhen janar-shtator te ketij viti. Qeveria vendosi ne shtator te rrise me tej taksen e akcizes per duhanin, pijet alkoolike, kafene etj., gje qe u perkthye menjehere ne rritje te cmimeve te ketyre mallrave ne treg.
“Propozimi i pakerkuar” eshte nje menyre qe eshte perdorur nga qeverite ne Shqiperi gjate dhjete viteve te fundit per te privatizuar asetet publike, gje qe ka sjelle shpesh thjesht me shume kosto per konsumatoret. Sipas ligjit, qeveria duhet te hape nje tender ku propozuesi ka nje avantazh te lehte kundrejt konkurrenteve, por deri me sot, te gjithe tenderet i kane fituar vete propozuesit.

Top Channel