Blogerja kubaneze Yoani Sanchez denoncoi sot se eshte viktime e rrembimit, dhunes fizike dhe verbale nga ana e agjenteve te Sigurise se shtetit.
Sic raporton Sanchez, dy persona e kane ndaluar te marre pjese ne nje manifestim kunder dhunes, duke e detyruar ate qe te hipe ne nje makine private.
Gjysme ore me vone eshte hedhur ne rruge dhe aty eshte arrestuar.
“Mendova se nuk do te shpetoja gjalle. Me hoqen rrobat, me vune me koke poshte. Me qelluan me sende te forta”, thote Sanchez, e cila thote qe e gjithe kjo skene ka ndodhur ne makine.
“Ishte nje rrembim ne stilin me te shemtuar te Camorra-s. Me thane se nuk duhet te beja me asgje tjeter”, tregon ajo.
Sanchez , 34 vjec eshte titullare ne «blog desdecuba.com/Generaciòn Y». Ajo eshte nderuar ne Spanje dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes me cmime per punen e saj si reportere dixhitale, po nuk ka mund t’i terheqe ato pasi nuk i eshte lejuar te dale jashte Kubes.
Top Channel