Berat, e perplas makina, vdes 44 vjecari

07/11/2009 09:25

Nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje personi eshte regjistruar mengjesin e sotem ne qarkun e Beratit.

Sipas njoftimeve te policise lokale, 44 vjecari Tajar Ymeri ka humbur jeten pasi eshte perplasur dhunshem nga nje automjet.

Burimet njoftojne se uniformat blu jane vene ne kerkim te drejtuesit te mjetit, i cili pas aksidentit eshte larguar menjehere nga vendngjarja me makinen e tij.

Burimet saktesojne me tej se aksidenti tragjik ndodhi ne Otllak dhe shtojne se dyshohet qe drejtuesi i automjetit po ecte me nje shpejtesi tej normave te lejuara.

Top Channel