Belgjike, nis vaksinimi masiv kunder gripit A

07/11/2009 13:10

Ne Belgjike nisi sot zyrtarisht vaksinimi masiv i popullsise me anti-virusin e gripit te derrit. Autoritetet lokale kane bere te ditur se tashme jane vaksinuar rreth 15 mije punonjes te sektorit shendetesor.

Fushata e vaksinimit po zgjerohet gradualisht dhe ne te jane perfshire edhe prinderit e femijeve nen moshen 6 muajshe, grate shtatezena dhe ata persona te cilet puna i ve ne kontakt me femijet.

Vaksinimi po behet falas, por vaksina nuk eshte ne shitje dhe per pasoje nuk mund te blihet nga personat qe nuk u perkasin kategorive te rrezikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA