Gjykata, burg Tacit dhe truprojave

05/11/2009 14:45

Gjykata e Tiranes hapi dyert per mediat qe te ndiqnin nga afer vleresimin e mases se sigurise per dy te akuzuarit si dhunues te gazetarit Mero Baze.

Irgen Selfo dhe Bledar Lilo u lane ne qeli me te njejten mase qe kerkoi organi i akuzes, ajo e arrestit me burg pa afat.

Te akuzuar nga prokuroria per goditje ne bashkepunim per shkak te detyres, Irgen Selfo dhe Bledar Lilo dolen para gjykateses Farije Budo ndersa perballe tyre prokurori pershkroi edhe njehere se si ndodhi ngjarja referuar deshmive te dy gazetareve Arban Hasani dhe Andi Bushati, si dhe dy kamariereve ne lokalin “Kaprico”.

Prokurori Gjergji Tako tha se Mero Baze eshte goditur per shkak te detyres dhe per shkak te plageve ai u dergua ne Spitalin Ushtarak.

Nderkohe, avokati mbrojtes i te pandehurve, Arben Prifti shpjegoi se dy te rinjte nuk jane arrestuar nga policia, por ata jane dorezuar vullnetarisht per te sqaruar pozicionin e tyre.

Dy te arrestuarit kane folur ne gjykate vetem mbi te dhenat e identitetit te tyre, nderkohe qe per ngjarjen e mesiperme kane qendruar ne heshtje.

Ne nje seance te mepasshme e njejta gjykatese dha arrest me burg per te njejten akuze edhe per tregtarin e karburanteve “Taci Oli”, Rezart Taci.

Akuza e goditjes per shkak te detyres u rrezikon te pandehurve nga gjobe deri ne tre vjet burg.

Top Channel