Pattinson urren jeten prej VIP-i

04/11/2009 10:25

Eshte i famshem, i pasur dhe shume i talentuar por asnje nga keto avantazhe nuk e ka ndihmuar qe te gjeje nje te dashur.

Behet fjale per aktorin Robert Pattinson, i cili nuk arrin te gjeje nje femer me te cilen te dale dhe te argetohet. “Sot nese dal me nje femer me fotografojne dhe me pas e perndjekin ne Facebook duke gjetur adresen e saj.

Ne fund ajo fillon te me urreje”, shprehet protagonisti i “Twilight”. Gazetat apo revistat gossip nuk reshtin se radhituri te dashurat e Pattinson, madje shpesh here eshte shkruar edhe per nje lidhje te tij me Kristen Stewart. “Asgje nuk eshte e vertete. Une jam single sepse gjithcka eshte thene per jeten time private jane te paverteta. Ndersa xhiroj nje film jam i mbyllur ne hotel dhe dal vetem per te punuar”, shprehet aktori.

Ai shton se jeta private nuk duhet te kthehet ne nje show. “Nese shikoj ndonje gazetar perreth largohem dhe nuk jap intervista nese nuk behet fjale per promovimin e filmave. Nuk dua qe pas nje apo dy vjetesh njerezit te thone se nuk e durojne dot me fytyren time”, shton ai.   

Top Channel