Durres, gjykata marton emigrantin e vdekur

04/11/2009 08:35

Nisin hetimet per vendimin e rralle dhe konfliktin qe ka nisur mes familjareve te nje emigranti te vdekur per trashegimine e tij.

Perfitimi financiar ka nxjerre ne skene vendime gjyqesore qe jane perplasur mes tyre dhe qe kane perfunduar ne organin e akuzes. Nderkaq, gjyqtari qe ka vendosur rinjohjen e marteses ka dale ne pension. Diten e djeshme, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres ka nisur hetimet per rastin e rralle, kur gjykata njeh ligjshmerine e nje martese te prishur 6 vjet me pare, duke nxitur konflikt mes paleve.

Trashegimtaret e te ndjerit emigrant perfitojne nje shume te konsiderueshme te ardhurash ne baze te sigurimit te jetes dhe detyrimeve qe rrjedhin nga aksidentet ne pune. Gjykata e Shkalles se Pare te Durresit dje i eshte pergjigjur kerkeses se prokurorise, duke i vene ne dispozicion dosjen e plote me vendimet e rastit te Artan Lipos. Historia duket e cuditshme, por eshte e vertete dhe e motra e Lipos eshte kthyer nga Italia per te kerkuar drejtesine e mohuar.

Pasi ka marre vesh vdekjen e ish-burrit te saj ne France, nje nga ish-grate e tij, Shegush Ballhysa ka vendosur te perfitoje duke kerkuar demshperblimin qe rrjedh si pasoje e siguracionit te jetes, pas vdekjes ne nje aksident pune. Vendimi per ndarjen e Artan Lipos nga Shegush Ballhysa eshte bere me 10 nentor te vitit 2003 nga gjyqtarja e ndjere Merita Xhani.

Divorcin e kishte kerkuar Lipo me arsyetimin se marredheniet bashkeshortore ishin tronditur thelle, qe pas marteses se tyre ne vitin 1996 dhe emigrimit ne Itali, ku kane nisur edhe kontradiktat e forta mes tyre. Ky divorc ishte bere ne mungese te Shegushes, e cila perfaqesohej ne kete gjyq civil me prokure nga avokatja e saj Margarita Ferro. Ballhysa ka perfituar nga mungesa ne kete gjyq dhe ka deklaruar se vertet kishte shkeputur lidhjet me te shoqin, por ama ajo nuk ishte ne dijeni te shkurorezimit dhe ishte ende gruaja e tij.

Nderkohe, Lipo ishte martuar dhe ndare ligjerisht edhe nga nje tjeter grua, pas divorcit me Shegushen, e cila nga martesa e saj e pare ka 3 femije. Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 11-2009-557 (258) te dates 29 qershor te ketij viti ka vendosur te prishe vendimin civil te Gjykates se Rrethit per zgjidhjen e marteses. Dhe rrjedhimisht, permes nje tjeter vendimi, ajo njihet si trashegimtare e tij. Pervec prishjes se vendimit nga Apeli eshte nje tjeter vendim i gjyqtarit qe ka dale ne pension, Faslli Ceka, i cili i njeh statusin civil ish-gruas. Lipo, me statusin e nje emigranti te rregullt jetonte e punonte ne vendet e BE-se.

Ai humbi jeten nje vit me pare ne France, ne nje aksident pune. Kur familjaret e tij jane vene ne levizje per te perfituar demshperblimin, kane konstatuar se e shoqja kishte kerkuar te njejten gje, ndersa ai ishte i ndare prej vitesh nga Shegushja. Atehere jane zbuluar levizjet gjyqesore qe e mbanin te martuar Artan Lipon me Shegush Ballhysen, e cila pretendon te perfitoje demshperblimin financiar, nderkohe qe e motra e Lipos eshte kthyer nga Italia duke denoncuar keto veprime gjyqesore qe rendojne mbi dy shkallet e gjyqesorit ne Durres.

Hetimet kane nisur per te zbardhur plotesisht vendimet kontradiktore te gjyqesorit dhe mbi bazen e tyre do te percaktohet jo vetem fati i nje demshperblimi financiar, por edhe i rekomandimeve a masave qe do te jepen per gjyqtaret qe kane dhene vendimet.

Top Channel