Dhunimi i Bazes, proteste para kryeministrise

04/11/2009 09:45

Shoqatat e gazetareve u bejne thirrje te gjithe qytetareve te angazhuar te dalin ne nje nje proteste paqesore sot ne ora 12:00, perpara godines se kryeministrise.

Shoqatat e gazetareve shprehen se ofrojne nje shperblim prej 10 mije eurosh per cilindo person qe jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Tacit, i cili eshte shpallur nga policia si person ne kerkim.

“Shoqatat ndihmojne keshtu forcat e rendit qe ky kriminel te vihet sa me shpejt perpara drejtesise, ne nje kohe kur Rezart Taci shperndan permes zedhenesit te tij deklarata false duke mohuar paturpesisht dhunimin e gazetarit Mero Baze”, thuhet ne deklaraten e shoqatave te gazetareve shqiptare.

Ndonese i shpallur ne kerkim, Rezart Taci, pronari i kompanise ‘Taci Oil’, nepermjet nje deklarate per shtyp pergenjeshtoi akuzat se ai sulmoi gazetarin Mero Baze, edhe pse goditjet ndaj Bazes i pane dhe i konfirmojne koleget qe ishin me te, Andi Bushati dhe Arban Hasani si dhe deshmitare te tjere qe ndodheshin ne lokalin ku ndodhi ngjarja.

Megjithate Rezart Taci ne deklaraten e tij i konsideron te gjitha “akuza te rreme te zotit Baze” dhe thote se “nuk ka ushtruar dhune ne drejtim te tij dhe nuk ka patur asnje lloj konflikti fizik me zotin Mero Baze”.

 

 

Top Channel