Perplasja mes policive, reagon bashkia

31/10/2009 12:50

Reagon bashkia e Tiranes pas aksionit te mbremshem te Inspektoriatit Ndertimor ne qender te kryeqytetit.

“Rikthehen serish sulmet e qeverise ndaj bashkise. Trualli ne qender te Tiranes eshte prone e private me certifikate”, thote administratori Dritan Agolli.

Sipas Agollit, trualli ne qender te Tiranes eshte prone e Komunitetit Mysliman, ndersa bashkia eshte e vendosur te mbroje pronarin e ligjshem te tokes.

Perplasen policite

Policia e rendit dhe ajo bashkiake ne Tirane u perplasen serish dje lidhur me vendimin e Ministrise se Transporteve per te mbushur dhe shnderruar ne lulishte nje grope ne qender te Tiranes, e cila sipas Ministrise eshte prone publike dhe bashkia ka planifikuar aty te ndertoje nje pallat.

Por bashkia thote se ajo eshte prone private dhe se per te eshte dhene nje leje ndertimi.

“Jetojme ne nje moment i cili tregon me se miri fytyren e kesaj qeverie dhe fytyren e nje ministri i cili pas buzeqeshjes po tregon se eshte ne dhunim te plote te kompetencave. Eshte e patelorueshme sjellja e policise ne te tilla raste”, eshte shprehur deputeti i PS-se, Eduard Shalsi.

Top Channel