Akuza te ashpra bashki-qeveri

31/10/2009 15:25

Nje dite pas konfrontimeve fizike ne qender te Tiranes mes Policise Rendit dhe Inspektoriatit te Ndertimit ne kryeqytet, ashpersohet debati ne distance mes qeverise dhe bashkise. (UPDATE)

Drejtuesit e Inspektoriatit te Ndertimit ne varesi te bashkise se Tiranes kane depozituar nje kallezim penal ne gjykate ndaj veprimeve te strukturave te qeverise, policise se rendit dhe asaj te ndertimit.

“Mbreme ne darke Policia e Shtetit ka penguar ne menyre brutale Inspektoriatin per te kryer detyren brenda territorit administrativ. Ata kane shoqeruar inspektorin e policise se zones. Per kete arsye bashkia ka bere nje kallezim penal sot per perfaqesuesin e Inspektoriatit urbanistik”, u shpreh Afrim Qendro, nga Inspektoriati i Ndertimit.

Bashkia e Tiranes ka bere publike nje sere dokumentash, ku tregohet se kjo prone eshte private dhe per te eshte dhene nje leje ndertimi ne vitin 2008.

“Bashkia e Tiranes, baltes qe vazhdon te hidhet mbi te do t’i pergjigjet me prova dhe fakte. Kjo prone eshte private dhe ka marre lejen e ndertimit te nga KRT. Arsyet e ketij kalvari do t’i zbardhin organet e drejtesise”, u shpreh administratori ne Bashki, Dritan Agolli, i cili premoi mbeshtetje pronareve dhe bizneseve.

Por Ministria e Transporteve pretendon se kjo prone eshte shteterore dhe per te bashkia e Tiranes nuk ka dhene asnje leje ndertimi.

Ne baze te dokumentit te qeverise toka eshte futur ne fondin e Agjecise per Kthimin dhe Kompensimin e pronave ne date 19 dhjetor te vitit 2007. Ne baze te dokumentit te hipotekes, kjo toke rezulton prone e regjistruar me pronare te ligjshem ne daten ne 15 janar te vitit 2008.

Por nje vit me vone permes nje dokumenti qe i perkon dates 14 tetor te ketij viti, tregohet se eshte shfuqizuar vendimi i Keshillit te Ministrave te dates 19.12.2007 permes se cilit kjo prone nuk kalon me ne fondin e Agjencise se Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, qe ia kishte kthyer pronareve, duke e kaluar tani ne prone shteterore.

“Nuk kemi nderhyre ne prone private, por ne shteterore. Ne i kemi kthyer qytetareve nje hapesire per lulishte dhe nuk e lame zonen ne nje grope plehrash, persa kohe aty nuk ka nje plan zhvillimi”, u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.

Dokumentat e bashkise qe nisin ne vitin 1995 dhe perfundojne ne vitin 2008 tregojne se kjo prone eshte miratuar shpesh here nga disa qeverie si shesh per ndertim.

Por Ministria e Transporteve e cila pretendon se eshte prone shteterore dhe ka nisur punen per shnderrimin e kesaj grope qender te Tiranes ne lulishte.

Top Channel