Rama: Berisha grabiti votat per familjen

30/10/2009 18:10

Lideri i opozites, Edi Rama, gjate protestes se PS ne Lushnje, per hapjen e kutive te votimit, ka hedhur akuza te renda ndaj kryeministrit Berisha dhe familjes se tij.

Rama ka deklaruar se Berisha qeveris vetem per te pasuruar familjen e tij biologjike dhe ate qeveritare, duke u grabitur pasurite shqiptareve.

“Kjo qeveri eshte ne sherbim te nje familjeje te vetme. Perdite po e shohim, permes ngjarjesh dhe faktesh renqethese, se pushteti i ardhur nga padrejtesia e zgjedhjeve te 28 qershorit, nuk i sherben ligjit, por Berishes dhe familjareve te tij. Berisha i grabiti zgjedhjet per te vazhduar grabitjen e shqiptareve”, ka pohuar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se interesat e familjes se Berishes jane shtrire ne te gjithe territorin e vendit dhe ka nenvizuar se per t’i mbrojtur ato kryeministri nuk lejon hapjen e kutive te votimit.

“Interesat e familjes se Berishes jane shtrire si nje rrjete merimange qe po gllaberon prona e pasuri. Pronat e qytetareve jane ne rrezik nga oreksi i Berishes. Ai nuk do qe kutite te hapen, pasi keshtu do t’i mbyllet rruga vjedhjes se pronave. Berisha nuk do qe kutite te hapen, pasi keshtu do t’i hapet rruga drejtesise. Nuk do qe kutite te hapen pasi hapja e tyre eshte clirimi i zgjedhjeve ne Shqiperi nga zgjedha e pushtetit grabites”, ka shtuar Rama.

Top Channel