Myslimanet, 3 persona firmosen kontrata te dyshimta

30/10/2009 08:00

Keshilli i Komunitetit Mysliman ka vendosur shkarkimin nga detyra per disa funksionare dhe zevendesimin e tyre.

Eshte shkarkuar nga detyra nenkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, dhe imami i Tiranes, Shaban Saliu. Vendimi eshte marre  dy dite me pare nga Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit.

Vendimet u bene publike permes nje deklarate zyrtare nga kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muca, i cili beri te ditur se ndryshimet u hodhen ne votim ne baze te statutit dhe u miratuan me shumice votash.

“Ne mbledhje kaluan per miratim disa vendime te Kryesise te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Lirimin nga detyra te nenkryetarit te Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, dhe emerimin e tij ne detyren e keshilltarit te kryetarit dhe pergjegjes ne rubriken fetare prane Drejtorise se Kultures ne Komunitetin Mysliman. Emerimi i zotit Bujar Spahiu ne postin e nenkryetarit te Komunitetit. Lirimin nga detyra te Myftiut te Tiranes, Shaban Saliu, dhe emerimin e tij keshilltar i kryetarit te komunitetit dhe imam ne xhamine prane Sahatit. Emerimi i zotit Ilir Vokshi, myfti i rrethit te Tiranes”, deklaroi kreu i Komunitetit Mysliman.

Sakaq, nenkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, ka hedhur akuza kunder kreut Selim Muca per perfshirje te dyshimte ne biznesin e shitjes se trojeve, ndersa ky i fundit i cilesoi te pabaza akuzat kunder tij. Anetari i Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, Ilir Hoxholli, ka sqaruar se vendimi per zevendesimin te dy diteve me pare ka ardhur si pasoje e nje ngerci te krijuar ne komunitet per shkak te mungeses se transparences dhe problemeve te mbartura te cilat nuk po zgjidhen prej shume kohesh.

“Rrezikun e kesaj krize te cilen njerezit e papergjegjshem drejtues te KMSH-se e futen institucionin e kishim paralajmeruar me pare. Pas zgjedhjeve ‘kacakshe’ te kryetarit Muca ndodhen edhe nje vale shkarkimesh, te cilat preken direkt statutin e KMSH-se. Sot abuzimet duken si nje politike dashakeqese qe po mundohet ta mbaj kete institucion te varur nga donacionet e huaja”, sqaroi Hoxholli. Sipas tij, sekretari Betim Truci eshte pergjegjesi kryesor i kesaj situate.

Hoxholli sqaron me tej se: “Vula eshte nje pergjegjesi qe nuk mund te shperdorohet dhe fryma e tij selektive e ka kthyer KMSH-ne prone te tre emrave te cilet kane firmosur kontrata shitje te teper te dyshimta. Hoxholli sqaron se mungon transparenca qe eshte themel i demokracise dhe myslimanet duan qe institucioni te mos i braktise, t’u largohet ndikimeve te huaja, zgjedhjet te jene demokratike, gjitheperfshirese, te drejta dhe mbi te gjitha nga baza. “Realisht zgjedhje nuk ka, KMSH-ja i ngjan nje ndermarrjeje qe vazhdon te prishe imazhin e myslimaneve. Largimi i figurave dhe zevendesimi me njerez pa identitet e ka bere kete institucion me nje performance shume te dobet dhe inekzistente ne shoqeri”, sqaroi Hoxholli.  
 

Top Channel