Greqi, shqiptari godet me sqepar kolegun

30/10/2009 13:25

Nje ngjarje e rende ndodhi ne zonen Xania te ishullit te Kretes. Nje emigrant shqiptar goditi ne koke me sqepar shokun e tij te punes, nje shtetas grek.

Sipas policise lokale, ngjarja ndodhi ne fshatin Akumia te Hanias. Autori i ngjarjes, nje 33-vjecar nga Shqiperia, u zu fillimisht me fjale, me shokun e tij te punes sepse ky i fundit e fyente gjithmone per origjinen e tij shqiptare.

“Edhe pse i kisha thene gjithmone se nuk doja te me fyente per origjine time, ai vazhdonte gjithmone e me shume”, u ka thene policeve emigranti shqiptar, ne kohen qe eshte dorezuar vete tek organet e rendit.

Ai rrefeu detajet e krimit. “Pasi u zume dhe me shtyu duke share familjen time nuk munda dot te duroja me, ndaj e godita ne koke me sqepar”, deklaroi ai.

Viktima 39 vjec,babai i dy femijeve u transportua per ne spitalin universitar te Iraklios ne gjendje teper te rende shendetesore, madje mjeket thone se ka pak gjasa qe ai te shpetoje.

Nderkohe,banore greke te zones kane kerkuar denimin maksimal te autorit,madje,disa banore kane tentuar te hyjne me force ne rajonin e policise per te lincuar autorin,cka detyroi organet e policise ta  transferojne me urgjence  ne nje tjeter komisariat. Per arsye sigurie, familjare e autorit te krimit,jane larguar nga kjo zone.

Top Channel