Projektet, plani rregullues, 4 spitale te reja

29/10/2009 08:45

Plani Urbanistik i Tiranes nuk ka pasur asnje kundershti, per sa i takon pjeses me sociale te tij.

Askush nga keshilltaret bashkiake nuk ka kundershtuar ngritjen e 4 spitaleve te reja, 15 qendrave shendetesore, 17 shkollave dhe hektareve te gjelberimit.

Mirekuptim pothuajse te plote, Plani Rregullues i qytetit te Tiranes ka gjetur edhe per punesimin apo garantimin e nje qyteti policentrit me shume qendra.

Po ashtu permiresimi i kushteve te infrastruktures, rehabilitimi apo edhe rikonstruksioni i disa zonave te qytetit eshte perkrahur nga shumica e anetareve te Keshillit Bashkiak.

Ne planin e ri urbanistik eshte parashikuar se te gjitha projektet qe duhet te ndertohen, duhet te kene ne vemendje gjelberimin.

Per kete arsye eshte parashikuar qe per 10-vjeçarin qe do te vije, te krijohen 175 hektare gjelberim. Plani parashikon 200 mije  vende te reja pune dhe mundesi banimi per 400 mije banore te rinj, ndersa pritet qe ne vitin 2020 Tirana te kete mbi 1 milione e 40 mije banore.

Top Channel