Grate afariste: Qeveria te na mbeshtese

28/10/2009 08:05

Kongresi i Katert i Sipermarrjes Femerore te Adriatikut dhe Jonit ka mbledhur ne Durres gra biznesmene nga shtate vende te rajonit.

Perfaqesueset e sipermarrjes femerore nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Greqia dhe Shqiperia jane mbledhur per te shkembyer pervojat, arritjet dhe veshtiresite ne kapercimin e pengesave gjate perballimit te krizes ekonomike globale.

Dhoma e Tregtise se Durresit, qe se bashku me ate te Tiranes jane organizatore te ketij aktiviteti, propozoi nje pakt te biznesit me shtetin, duke theksuar nevojen per rregulla te reja loje. Ne kete kuader eshte kerkuar qe shteti te krijoje nje klime te favorshme per bizneset e reja, duke zvogeluar me tej pengesat dhe kostot e te berit biznes permes mekanizmave te ndryshem jo vetem financiare, te aftesoje administraten publike ne sherbim te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme dhe te rrise aftesite likuiduese te tyre permes nxitjes se kreditimit ne valute te huaj per te shmangur zhvleresimin e lekut.

Gjithashtu eshte kerkuar nga biznesi durrsak qe shteti te mbeshtese aftesimin menaxhues te ketyre sipermarrjeve vecanerisht ne drejtim te rinovimit teknologjik dhe perfshirjes ne tregun global. Proceset integruese nder rajonale jane konsideruar nga pjesemarreset ne kongres si nje instrument i frytshem drejt bashkejeteses se plote me familjen e madhe europiane. Kongresi eshte nje takim i pervitshem ndermjet grave sipermarrese te vendeve anetare te Forumit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise (AIC), ku bejne pjese 40 Dhoma.

Numri i bizneseve qe drejtohen nga grate dhe vajzat ne vendin tone eshte rritur ndjeshem, por asistenca teknike dhe mbeshtetja financiare e tyre mbeten ende ne shifra te uleta. Ne paktin e propozuar te shtetit me sipermarrje nga Andrea Xhavara, kryetar i Dhomes se Durresit u kerkua qe sipermarrja private te kete vleresim pozitiv te vecante, duke u mbeshtetur me fonde te vecanta kultura e sipermarrjes dhe dalja me vete e bizneseve te vogla fillestare, mbeshtetja e sipermarrjes femerore, stimulimi i shpirtit sipermarres te mosha e re permes futjes se sipermarrjes si nje kompetence kyce qe ne kurrikulat e shkolles 9-vjecare, si dhe shmangja e praktikave te trajtimit te figures se biznesit me standarde te dyfishta e jo miqesore, si tabelat orientuese per cmimet e mallrave, pagat, referencat doganore etj.

U kerkua dhe qe shteti te nxise biznesin per mbeshtetjen e veprimtarive shoqerore dhe per funksionimin e institucionit te bamiresise. Xhavara, ne emer te Dhomes, u shpreh se eshte e nevojshme te instalohet nje dialog konstruktiv i perhershem i ligjberesve dhe ligjvenesve me komunitetin e sipermarresve, qe garanton konsultimin me te ne jo me pak se tete jave kohe per cdo propozim ligjor apo administrativ qe ka impakt mbi biznesin, ndersa kerkoi fiksimin e datave te percaktuara te vitit per hyrjen ne fuqi te ligjeve dhe rregullave te reja per sipermarrjen dhe te publikohen permbledhjet e tyre vjetore.

Top Channel