“Gerdeci”, gabim njerezor

28/10/2009 15:00

Pas zvarritjeve te shumta, me ne fund eshte hapur procesi gjyqesor per tragjedine e Gerdecit dhe grupi i prokuroreve ka lexuar akuzen ndaj 29 te pandehurve.

Sipas akuzes, te ngritur nga prokuroria, kreu i shoqerise “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, administratori Dritan Minxholli, kreu i “Meico”, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci akuzohen per vrasje masive ne bashkepunim.

Ndersa ish-gjeneralet qe drejtonin  ushtrine shqiptare jane akuzuar per shperdorim detyre ne bashkepunim, me pasoje vdekje masive te 26 shtetasve dhe plagosjen e disa dhjetra te tjereve.

Sipas prokurorise, ne perzgjedhjen e fshatit Gerdec si vend demontimi, si edhe per mbeshtetjen me mjete ushtarake qe i eshte dhene kompanise se Delijorgjit per demontimin e predhave, ushtaraket e larte, Luan Hoxha, Shpetim Spahiu, Zija Bahja, Agim Lala, si edhe sekretari i pergjithshem Ardian Mullai kane vepruar ne kundershtim me ligjin si edhe ne kundershtim me Kushtetuten.

Prokuroria tha gjate leximit te akuzes se ata i ishin bindur urdherave te ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjate leximit te aktakuzes, prokuroret i referoheshin thuajse ne cdo paragraf ish-ministrit te Mbrojtjes, por zoti Mediu nuk permendej si i pandehur, por thjesht si shtetasi Fatmir Mediu.

Zoti Mediu nuk figuron as ne listen e 391 deshmitareve qe prokuroria do te therrase ne salle per te provuar akuzen.

Pjesa me e madhe e provave te lexuara nga prokuroria ishin bere publike edhe me pare, ndersa shkaqet e shperthimit sipas saj kane ardhur si pasoje e nje gabimi njerezor dhe jo aksident teknologjik, sikunder ka pretenduar deri tani qeveria.

Ne aktakuze thuhej se, ne momentin qe po kryhej nje saldim brenda ambienteve ku kryhej demontimi, shkendijat elektrike kane rene mbi masen e madhe te barutit dhe kane shperthyer.

Nje pjese te mire te akuzes per shperdorimin e detyres te kryer nga disa prej zyrtareve te Ministrise se Mbrojtjes, prokuroria e evidentoi ne menyren e perzgjedhjes se firmes fituese ne tender, per te cilen prokuroria tha se ishte paracaktuar si ne rastin e firmes amerikane edhe ne ate te firmes “Alba Demil”.

Top Channel