Edi Muka, piktori midis Tiranes e Suedise

28/10/2009 19:00

Jeta e tij eshte e ndare mes dy shteteve, Shqiperise dhe Suedise. Njihet nga te gjithe si “udheheqesi i Bienales” se Tiranes. Edi Muka eshte i perfshire nga profesioni ne cdo sekonde dhe minute e jetes se tij.

Edi, njeriu qe ben te mundur shfaqjen e se bukures ben dhe miqte dhe te afermit qe te ndihen rehat ne pranine e tij.

Adi nje nga miqte e tij me te mire ka historine e tij me Edin.

“Muka i perket nje miqesie time te vjeter. Te jesh prane tij do te thote te jesh prane artit, librit, prane piktures, prane artit kontemporan. Dhe te jesh prane ketyre gjerave do te thote te jesh prane te bukures. Te qendrosh prane tij eshte nder dhe jam shume mirenjohes per miqesine me Edi Muken”, shprehet Adi, ish-banori i “Big Brother”.

Gjate qendrimit te perkohshem ne Tirane, ai nuk le pa asnje arsye t’i mungoje kafja e mengjesit me miqte.

Ndoshta kujtimet me ta bejne qe lidhja e tyre te jete me e forte, edhe pse u be shume kohe tashme qe nuk e gjen ne studion e tij ne kryeqytet.

“Kemi jetuar ne te njejten shtepi, kemi udhetuar jashtezakonisht shume. Kujtoj ditet kur si amator pikturoja dhe Edi kujdsej per pikturat e shkrimet e mija”, kujton Adi.

Por jo vetem ai, por edhe kusherira Amarda rrefen per karakterin e bute te piktorit.

“Eshte shume i bute nga brenda edhe pse mund te duket si i forte. Eshte shume i mire dhe i dhene pas njerezve”, thote Amarda.

Ajo nuk eshte vetem nje e aferme, por edhe bashkepunetorja e Edit.

“Eshte vizionar, besoj se eshte kjo fjala qe qe percakton. Eshte nje njeri qe beson shume tek ajo qe ben dhe nuk pranon ne shumicen e rasteve kompromise”, shprehet Amarda.

Kjo eshte jeta e nje artisti te ndare mes dy shtetesh, ne perpjekjen e perhershme per te kerkuar dhe shprehur te bukuren, pavaresisht distancave, pavaresisht kohes.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel