Mbi 500 femije talasemike, pa rezerva gjaku

27/10/2009 09:10

Problemi i mungeses se gjakut ne vendin tone ka qene gjithmone çeshtje e diskutuar jo vetem nga shoqatat qe kujdesen per sensibilizim, por edhe nga kategorite ne nevoje, siç jane talasemiket apo hemofiliket.

Dje, Shoqata e Gjakut, me kryetar Skender Hekurin, ne nje njoftim zyrtar sqaroi se gjendja e rezervave te gjakut eshte alarmante dhe femijet qe vuajne nga talasemia tashme nuk kane asnje zgjidhje perveçse te dalin ne rruge e te kerkojne qe qytetaret te dhurojne gjak per mbijetesen e tyre.

Jane mbi 500 femije talasemike ne te gjithe vendin, te cilet ilaçin kryesor per te luftuar semundjen kane transfuzionin e gjakut.

“Kryesia e Shoqates se Dhuruesve te Gjakut po ndjek me pergjegjesi problemet e lidhura me gjendjen aktuale te dhurimit te gjakut ne Shqiperi. Kryesia e Shoqates sheh me shqetesim qe ne spitalet tona po thellohet gjithnje e me shume deficiti ne rezervat e gjakut, te cilat jane mjaft te domosdoshme per trajtimin e te semureve ne spitale”, sqaroi kreu i Shoqates se Dhuruesve te Gjakut, Skender Hekuri.

Top Channel