Gjinushi: Nese s’ ka zgjidhje, bojkot ne 2011

27/10/2009 08:45

Pak dite pas kreut te Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, nje tjeter aleat i Partise Socialiste, artikulon idene e bojkotimit te zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, ne nje prononcim per mediat, deklaroi dje se, te majtet nuk do te terhiqen ne asnje rast nga bojkoti, deri kur te hapen kutite e votimit.

Sipas kreut te PSD-se, opozita mund te terhiqet nga hapja e kutive te votimit vetem ne nje rast, nese krijohet nje qeveri me baze te gjere, qe pergatit standarde europiane per zgjedhjet e parakohshme.

“E vetmja marreveshje qe mund te behet eshte pikerisht qe s’hapen kutite, por kalojme ne zgjidhje politike. Dhe une apelin e Brukselit keshtu e kam kuptuar. Qeveria te gjeje zgjidhje. Kush eshte zgjidhje? Ne qofte se e pranojne zgjidhjen politike, atehere do s’do, hapja e kutive kalon ne plan te dyte, pasi shkohet drejt nje kompromisi te madh. Te dyja palet pranojne bashkeqeverisjen, pranojne pergjegjesine e perbashket, pranojne kryerjen e reformave dhe e çojne vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme”, perfundon kreu i PSD-se.

Top Channel