Bonot, kerkesa te larta per shitje

25/10/2009 13:00

Parlamenti kthu ne ligj projektligjin e shumeperfolur per perdorimin e bonove te privatizimit ne procesin e legalizimit, por ky vendim ka rizgjuar tregun e bonove duke sjelle rivleresim te tyre.

Gjate kesaj jave bonot jane blere nga tregetaret me nje cmim qe ka shkuar deri ne  15-17,5 % te vleres dhe jane shitur prej tyre me rreth nga 17-20%. Tregetaret thone se ka kerkese nga njerezit per te shitur bono por jane te paket ata qe kerkojne te blejne.

Edhe pse eshte marre nje vendim zyrtar, sipas tregetareve, njerezit vazhdojne te jene skeptike ne lidhje me funksionimin e skemes se legalizimit nepermjet bonove. Sipas te dhenave zyrtare, ne total jane emetuar bono privatizimi ne nje vlere prej rreth 74.9 miliarde leke. Nga keto, ne duart e publikut jane shperndare 51.2 miliarde leke.

Nga keto vetem dicka me pak se 1/5 e tyre jane perdorur per privatizim  nderkohe qe mbeten te shperndara dhe te paperdorura edhe 41 miliarde leke te tjera. Afati i perdorimit te ketyre letrave me vlere per qellimin per te cilin jane emetuar, zgjat deri ne 31 dhjetor te vitit 2010.

Top Channel