Vlore, plagoset me arme zjarri 32-vjecari

22/10/2009 12:10

Nje 32-vjeçar nga qyteti i Vlores rrezikon jeten pas nje plagosje te rende me arme zjarri.Altin Naka, ka qene ne nje internet kafe se bashku me nje shokun e tij kur ka nisur te debatoje me disa persona te tjere. Sherri ka nisur me fjale dhe ne fund jane perdorur armet e zjarrit.

Nje nga autoret e ngjarjes ka nxjerre pistoleten e ka qelluar ne ajer, e me tej ne drejtim te 32 vjeçarit Naka. Ai ka marre tre plumba dy prej te cilave ne kraharor dhe nje ne kembe. Ndersa shoku  i tij eshte qelluar ne koke me nje skafander motori.
 
Pas ngjarjes autoret jane larguar ne drejtim te paditur, ndersa dy te lenduarit jane çuar ne spitalin rajonal te Vlores. Naka eshte futur ne sallen e operacionit, ku sipas mjekeve ende vijon te jete ne rrezik serioz per jeten.

Policia ka shoqeruar disa deshmitar qe pane ngjarjen, dhe po heton per zbardhjen e shkaqeve e rrethanave te kesaj ngjarjeje dhe njekohesisht identifikimin dhe arrestimin e autoreve te ngjarjes.
 

Top Channel